Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Algjeria e nis me barazim mbrojtjen e titullit

Përfaqësuesja e Algjerisë e ka nisur me barazim mbrojtën e titullit në Kupën e Afrikës. Algjerianët në ndeshjen e parë të grupit E luajtën pa gola ndaj Sierra Leones.

Algjeria, që është kampione në fuqi e Kupës së Afrikës, kishte më shumë nga loja por nuk arriti të gjente golin.

Rrezikuan Riyad Mahrez, Yacine Brahimi dhe Islam Slimani, por pa sukses.

Ndeshjen e ardhshme Algjeria e luan ndaj Guinesë, derisa Sierra Leone luan ndaj Bregut të Fildishtë.