Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alexander Zverev dhe Dominic Thiem kalojnë në finalen e US Open

Foto: Reuters

Gjermani Alexander Zverev kaloi në një finale të një Grand Slami për herë të parë. Me shumë vështirësi, Zverev pasi luftoi shumë, arriti ta mposhtë spanjollin Pablo Carreno Busta, në meçin që zgjati pesë sete.

Bartësi i pestë, Zverev, 23-vjeçar, e ktheu lojën ani pse ishte duke humbur 2:0 në dy setet e para. Loja përfundoi 3:6, 2:6, 6:3, 6:4 dhe 6:3 në sete për gjermanin.

Zverev në finalen e të dielës do të luajë kundër austriakut, bartësit të dytë, Dominic Thiemit, transmeton KOHA.

27-vjeçari Thiem mposhti bartësin e tretë të garës, rusin Daniil Medvedev, 6:2, 7:6, 7:6, në gjysmëfinalen tjetër.

Të dielën do të jetë një fitues i ri i Grand Slamit për herën e parë që prej vitit 2014 në US Open, kur triumfoi kroati Marin Cilic. E diela do ta shpallë po ashtu një fitues, i cili është i lindur në vitet e 90-ta.