Mbrojtësi i krahut, Trent Alexander-Arnold pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me Liverpoolin, ka njoftuar “Sky Sports” të enjten. Bëhet e ditur se palët janë në negociata dhe marrëveshja mund të finalizohet me të përfunduar edicioni aktual.
Reprezentuesi i Anglisë ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2025, ndërsa me rinovimin e saj do të mbetet pjesë e ekipit deri në verën e vitit 2029. Te Liverpooli po duan ta mbajnë 24-vjeçarin në ekip për një periudhë të gjatë pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë edicion.
Në 45 paraqitje në të gjitha garat deri më tani, Alexander-Arnold ka realizuar 4 gola dhe ka bërë 9 asistime. Ai është produkt i akademisë së Liverpoolit, ndërsa është promovuar në ekipin e parë, në vitin 2016.