Trent Alexander-Arnold dhe Mason Greenwood pritet të marrin sërish ftesë nga Përfaqësuesja e Anglisë pasi munguan në Kampionatin Evropian.
Mbrojtësi i krahut të djathtë i Liverpoolit dhe sulmuesi i Manchester Unitedit u desh të largohen nga “Euro 2020” për shkak të lëndimeve, por tani kanë vazhduar shkëlqimin në Premier League.
Si rezultat i formës së mirë, dyshja pritet të përfshihet në skuadrën e Anglisë së drejtuar nga Gareth Southgate, në kualifikimet e Kupës së Botës kundër Hungarisë, Andorrës dhe Polonisë në muajin tjetër, ka njoftuar të mërkurën “The Times”