Futbollisti brazilian, Alex Sandro pritet të vazhdojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.
Pas interesimit të vazhdueshëm gjatë këtij afati kalimtar nga ana e Paris Saint- Germainit, që i afroi Juventusit 60 milionë euro për mbrojtësin e krahut të majtë.
Por, kjo ofertë u refuzua menjëherë nga skuadra italiane, e cila e konsideron brazilianin si një lojtar kyç për të ardhmen.
Meqenëse kontrata i skadon në vitin 2020, drejtuesit e Juves duan t’ia vazhdojnë kontratën mbrojtësit të majtë.
Agjenti i lojtarit kërkon rrogë prej 4.5 milionë eurosh në sezon. Ky diskutim do të flitet më shumë pas përfundimit të afatit kalimtar veror, ku përveç Alex Sandros, Juve do të kërkojë t’u rinovojë kontratat edhe, Daniele Ruganit e Miralem Pjaniqit.