Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Belgjikës, Toby Alderwireld, ka firmosur kontratë të re me Tottenhamin, ka njoftuar ekipi anglez të premten.
Alderweireld që kishte kontratë me Tottenhamin deri në fund të këtij edicioni, do të jetë pjesë e ekipit deri në verën e vitit 2023 me kontratën e re, transmeton Koha Ditore. Ai ka deklaruar se është shumë i lumtur që ka vazhduar bashkëpunimin me Tottenhamin, të cilit ekip iu bashkua në verën e vitit 2015 nga Atletico Madridi.
Ishte trajneri Jose Mourinho që ka insistuar për qëndrimin e 30-vjeçarit te Tottenhami edhe për disa vjet.
Alderweireld këtë edicion ka regjistruar 20 paraqitje në të gjitha garat me Tottenhamin.
Artikuj të ngjashëm