Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alcantara nuk mohon mundësinë e kthimit te Barça

Thiago Alcantara ka refuzuar ta përjashtojë mundësinë e rikthimit në Camp Nou në të ardhmen.

26-vjeçari i është bashkuar Bayernit në vitin 2013 për 20 milionë euro dhe deri më tani ka regjistruar afro 150 paraqitje me Bayern Munichun, derisa është pjesë e rëndësishme edhe e kombëtares së Spanjës, transmeton KsP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Barcelona do të jetë gjithmonë shtëpia ime, kam dashuri të madhe si për klubin ashtu edhe për qytetin”, ka thënë Thiago për Catalunya Radio. “Jam i lumtur te Bayerni dhe nuk mund të them se do të kthehem gjithsesi në Barcelonë, por në futboll gjërat ndryshojnë shumë shpejt”.

“Vitin e kaluar kam vazhduar kontratën me Bayernin, por mund të ndodhë që klubi dhe unë të kemi mendime të ndryshme në të ardhmen dhe rrugët tona mund të ndryshojnë”, ka theksuar ai.