Thiago Alacantara mund të rikthehet në La Ligë, por jo te Barcelona.
“Don Balo” shkruan se spanjolli është i gatshëm të transferohet te rivali i përbetuar i Barcelonës, Real Madridi.
Dëshira e Alcantarës që të largohet nga Bayerni vjen pas interesimit të Realit, ani pse madrilenët ende nuk kanë dërguar ofertë zyrtare.
Raportohet se mesfushori ka marrëdhënie të mira me trajnerin Lopetegui dhe kjo mund të ndikojë që ai të transferohet në Madrid.
27-vjeçari u transferua te Bayerni nga Barcelona në vitin 2013 dhe ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2021.