Drejtori i klubit Rummenigge konfirmon largimin e mesfushorit spanjoll
Thiago Alcantara do të largohet nga Bayern Munich.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i klubit Karl-Heinz Rummenigge, transmeton KOHA.
“Ne jemi duke pritur një ofertë nga një tjetër klub në ditët e ardhshme. Ai na tha neve se në fund të karrierës së tij do t’i pëlqente të provonte diçka të re”, deklaroi Rummenigge.
Thiago ka qenë i lidhur shumë me një kalim te Liverpooli, që ka shprehur interesim për 29-vjeçarin.
Futbollisti spanjoll është pjesë e Bayern Munichut që nga viti 2013, dhe ka gëzuar sukses të madh te gjiganti gjerman, duke fituar shtatë herë Bundesligën dhe së fundi ka fituar Ligën e Kampionëve.