Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alcantara dëshiron rikthimin te Barcelona

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara dëshiron të luajë përsëri për Barcelonën.

Mesfushori i Bayernit kërkon të kthehet në klubin ku edhe e ka nisur karrierën.

Sipas gazetës gjermane Bild, Alcantara do të largohet brenda kësaj vere dhe mundësia më e madhe është rikthimi te klubi i Barcelonës, transmeton kp.

Gjithnjë sipas kësaj gazete trajneri i ri i bavarezëve, Niko Kovaq nuk e pëlqen shumë futbollistin dhe dëshiron ta shesë gjatë këtij afati kalimtar nga ana tjetër edhe katalunasit janë të gatshëm që të paguajnë shumën që kërkon skuadra gjermane për Alcantaran.

Artikuj të ngjashëm