Alban Veseli është larguar nga Prishtina.
Burimet e Sportit në KTV, pranë klubit kryeqytetas bëjnë të ditur se basketbollisti i Kombëtares së Kosovës, e ka shkëputur me marrëveshje kontratën me kryeqytetasit.
Veseli, që ishte pjesë e Prishtinës, nga edicioni i kaluar fillimisht ishte suspenduar nga drejtuesit e klubit pas disa problemeve që kishte me ish-trajnerin Matias Zollner.
28-vjeçari nuk ishte pjesë e skuadrës që pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në basketboll.