Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alba, “dora e majtë” e Messit

Foto: Reuters

Me Lionel Messin që përshëndet tifozët ndeshje pas ndeshjeje, është shumë e lehtë që të harrohet Jordi Alba, lojtari që më së shpeshti e vë yllin argjentinas në pozitë për të shënuar gola.

Por Alba 29-vjeçar po kryen punë të madhe. Ai është konfirmuar këtë edicion si ndihmësi kryesor i Messit nga krahu i majtë. Falë depërtimeve dhe asistimeve të tij, sulmuesi argjentinas po shënon gola për ta mbajtur Barcelonën në krye të klasifikimit në La Liga, përcjell Koha Ditore shkrimin e AP.

"Leo dhe Jordi e kuptojnë njëri-tjetrin shumë mirë", ka pranuar trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Në të dy golat e Barcelonës në triumfin e fundit ndaj Celta Vigos (2:0), Alba pati "gisht". Ai njëherë asistoi për Messin që gjuajti, por përfitoi Ousmane Dembele për të shënuar pas dëbimit të topit. Në golin tjetër, Alba asistoi për Messin, i cili shënoi golin e tij të 15-të këtë edicion dhe në këtë statistikë është lider. Ndërkohë, për mbrojtësin e krahut të majtë, ky ishte asistimi i nëntë në të gjitha garat...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)