Celta Vigo ka pësuar humbje sonte në shtëpi nga Deportivo Alavesi, me rezultat 0-1.
Goli i vetëm i shënuar nga Pina (59’), ka bërë që Deportivo Alaves të merr kreun e tabelës në La Liga me 17 pikë, një më shumë se Sevilla që është e dyta dhe dy pikë më shumë se Barcelona e Real Madridi.
Nesër në La Liga zhvillohet ndeshja më e rëndësishme mes Barcelonës dhe Sevillas, të cilat luftojnë për pozitën e parë, ndërsa Real Madrid e pret Levanten.