Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alavesi forcohet me Joselun

Skuadra nga La Liga, Alavesi të martën ka kompletuar transferimin e sulmuesit Joselu, kanë njoftuar mediumet e huaja. Joselu te Alavesi është transferuar nga Newcastle Unitedi për dy milionë euro dëmshpërblim.

29-vjeçari, me ekipin e ri, ka firmosur kontratë trivjeçare dhe te Alavesi shihet si përforcim i duhur për edicionin 2019/20.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Joselu edicionin e shkuar ka realizuar dy gola në 16 paraqitje në Premier League kurse karrierë ka bërë edhe te Stoke City, Deportivo La Coruna, Hannoveri, Hoffenheimi, Eintracht FRankfurti e Celta Vigo, transmeton Koha Ditore.

Joselu është përforcimi i dytë te Alavesi këtë verë, pasi ekipi spanjoll më herët ka transferuar edhe Lucas Perezin nga West Ham Unitedi.