Te Zvicra janë alarmuar në prag të ndeshjes vendimtare me Serbinë, që është të premten mbrëma.
Dy prej lojtarëve kryesorë, Yann Sommer dhe Nico Elvedi nuk kanë stërvitur të enjten paradite. Ata janë ftohur në natën mes të mërkurës dhe të enjtes dhe nuk u paraqitën në stërvitje, njofton blick.ch. Nuk dihet nëse Sommer e Elvedi do të jenë gati për ndeshje.
Të dy janë shumë të rëndësishëm për Zvicrën dhe mungesa eventuale do të ishte goditje e madhe.