Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alarm te Kroacia, mungon një prej më të mirëve

Mbrojtësi i Kroacisë, Joshko Gvardiol, që vlerësohet si një prej lojtarëve më të mirë te Përfaqësuesja e Kroacisë aktualisht, ka munguar në stërvitjen e së dielës.

Futbollisti i Leipzigut nuk është i lënduar, por mungoi në stërvitje, në mënyrë që të rikuperohet plotësisht për duelin gjysmëfinal kundër Argjentinës të martën.

Kroacia u kualifikua në gjysmëfinale pasi e eliminoi në çerekfinale Brazilin e Neymarit dhe yjeve tjerë.