Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alanyaspori ndal Fenerbahçen, asiston Hadërgjonaj

Fenerbahçe ka bërë hap të gabuar në garën për titull të kampionit në Turqi.

Të dielën mbrëma, Fenerbahçe barazoi 2:2 me Alanyasporin, në kuadër të xhiros së 25-të.

Feneri tani është i dyti me 64 pikë, dy më pak se Galatasaray.

Loide Augusto kaloi në epërsi Alanyasporin në minutën e 12-të.

Gjiganti turk u kthye në pjesën e dytë. Dushan Tadiq realizoi penallti në minutën e 49-të për 1:1, ndërsa Edin Xheko shënoi golin e epërsisë 2:1, në minutën e 59-të.

Por mysafirët nuk u dorëzuan. Në minutën e 63-të, Florent Hadërgjonaj asistoi për Auguston që barazoi rezultatin në 2:2.

Edhe Hadërgjonaj e Alanyaspori humbin në shtëpi Futboll Hadërgjonaj e Alanyaspori humbin në shtëpi

Pos Hadërgjoinajt, te Alanyaspori luajti edhe Fidan Aliti.

Alanyaspori mban vendin e 14-të me 28 pikë.