Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alaba prezantohet te Reali, merr fanellën me numër 4

David Alaba është prezantuar te Real Madridi. Ai do të bartë numrin 4 në fanellë, të cilin e mbante Sergio Ramos që u largua. Alaba ka thënë se ka biseduar me klubin për çështjen e numrin të cilën ia ofruan.

Thotë se di se çfarë peshe ka ai numër, por thekson se është i gatshëm ta bartë. Alaba ka nënvizuar se nuk ka ardhur te Reali për tu krahasuar me asnjë lojtarë tjetër. Premton maksimumin.

“Unë nuk kam ardhur këtu për tu krahasuar veten me të tjerët. Unë jam David Alaba dhe do të vazhdoj të jem David Alaba. Unë do të jem vetvetja”, tha futbollisti austriak. “Kjo është një ëndërr e realizuar. Unë jam në klubin më të mirë në botë dhe kjo më mbush me krenari të jem këtu. Po kërkoja një sfidë të re dhe mendoj se e kam gjetur këtu”, shtoi Alaba.

David Alaba iu bashkua Realit si lojtar i lirë dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2026. 29-vjeçari luajti te Bayern Munichu për një dekadë ku fitojë gjithçka në futboll.