David Alaba përfundimisht do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij edicioni. Këtë e ka konfirmuar edhe vet futbollisti austriak të martën në një intervistë. Alaba ka thënë se ende nuk ka vendosur se ku do të vazhdoj karrierën por që ka falënderuar Bayernin për 13 vitet e kaluara. Austriaku në fund të sezonit do të largohet si lojtar i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin që i skadon këtë verë.
“Kam marrë vendim që të largohem nga Bayerni në fund të këtij edicioni dhe të provoj diçka të re. Nuk ishe aspak një vendim i lehtë pasi kam qenë pjesë e Bayernit për 13 vite dhe ky klub do të thotë shumë për mua”, është shprehur Alaba. “Ende nuk kam vendosur se ku do të shkoj por mund të them se Bayerni do të mbetet gjithmonë familja ime”. Alaba këtë edicion ka dy gola dhe po aq asistime në 29 paraqitje me Bayernin, ekip me të cilin ka fituar shumë trofe, përfshirë këtu nëntë tituj kampioni të Gjermanisë dhe dy herë Ligën e Kampionëve.