David Alaba planifikon të qëndrojë te Bayern Muencheni, ndonëse është raportuar për një largim të mundshëm të tij këtë verë, bën të ditur "Bild" të martën. Alaba 27-vjeçar është kërkuar nga Manchester City e Barcelona.
Madje është raportuar se Alaba 27-vjeçar është ofruar si shkëmbim në tentimin e Bayernit për të sjellë Leroy Sanen nga Manchester Cityn apo Ousmane Dembelen nga Barcelona. Por, reprezentuesi i Austrisë nuk e ka në plan të lëvizë, transmeton Koha Ditore.
Ky do të jetë stinori i 11-të i tij si pjesë e skuadrës së parë të Bayernit dhe ai ka luajtur afro 350 ndeshje me klubin bavarez. Alaba edicionin e kaluar luajti 43 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi tre gola e asistoi shtatë të tjerë.