Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Ittihad prezanton portugezin Jota

Jota është përforcimi më i ri i kampionit të Arabisë Saudite, Al-Ittihad. Ai është transferuar te skuadra saudite nga ajo skoceze, Celtic.

Vlera e transferimit është raportuar të jetë 30 milionë euro.

Sulmuesi i krahut me skuadrën arabe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026. 24-vjeçari më herët karrierë ka bërë edhe te Benfica dhe Real Valladolidi.

Karim Benzema dhe N’golo Kante po ashtu janë pjesë e kampionit arab.