Al-Hilal raportohet se i ka ofruar Kylian Mbappes 200 milionë euro në edicion.
Mbappe është 24-vjeçar.
Ka shumë raportime se do të largohet nga Paris Saint-Germaini. Trajneri Luis Enrique e la atë jashtë listës për përgatitje në Japoni dhe Kore të Jugut.
Sulmuesi francez ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024, ndërsa ka refuzuar ta vazhdojë atë.
Pritej që Mbappe të transferohej te skuadra e Real Madridit, por tani në garë ka hyrë edhe skuadra e elitës së futbollit të Arabisë Saudite.
Al-Hilal pritet t’i ofrojë kontratë dyvjeçare Mbappes, e në të përfshihet edhe klauzola e lirimit të lojtarit, nëse ekziston dëshira për t’iu bashkuar madrilenëve pas një viti.
Po ashtu raportohet se Al-Hilali është i gatshëm t’i shpenzojë edhe 200 milionë euro për transferimin e Mbappes këtë verë.