Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Hilali ka bërë ofertë për Osimhenin

Zyrtarë të Al-Hilalit e kanë kontaktuar presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, për të bërë ofertë për yllin e sulmit, Victor Osimhen.

Skuadra e Arabisë Saudite ishte interesuar edhe për sulmuesin Kylian Mbappe, ndërsa tashmë ka kthyer vëmendjen kah Osimhen.

Sulmuesi nigerian në edicionin e kaluar e fitoi “Scudetton” me Napolin. Bashkëlojtari i Amir Rrahmanit shënoi 26 gola në 32 ndeshje të ligës.

Mediat italiane të dielën kanë shkruar se Al-Hilali është gati të shpenzojë 130 milionë euro për Osimhenin.

Artikuj të ngjashëm