Neymari është duke kaluar momentet më të vështira në karrierën e tij.
Ai ka mundur të kthehej te Barcelona, por vendosi t’i bashkohej futbollit në Arabinë Saudite.
Sulmuesi brazilian vazhdon të ketë shumë lëndime.
Më 18 tetor Neymari, në ndeshjen Uruguai – Brazili, pësoi lëndim të rëndë në ligamentin dhe meniskun e gjurit të këmbës së majtë.
Ka ardhur edhe një lëndim tjetër më pas dhe Neymari pritet ta humbë edicionin aktual.
Si rezultat i situatës së krijuar rreth tij, Al Hilali ka vendosur që ta largojë atë nga lista, ka shkruar gazeta spanjolle “AS” të premten.
Edhe
Neymari lëndohet sërish
Ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës derisa të shërohet nga lëndimi.
Liga arabe lejon vetëm tetë vende për lojtarë që nuk janë nga Arabia Saudite dhe Al Hilalit i duhet përforcim i ri në krahun e majtë.