Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Ettifaq kërkon Coutinhon

Mesfushori Philipe Coutinho do të jetë përforcimi i parë i trajnerit Steven Gerrard te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Ettifaq ka njoftuar të martën “Sky Sports”.

Mësohet se ekipi saudit tashmë ka nisur kontaktet me Aston Villan për transferimin e brazilianit, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri anglez. Gerrard ka punuar me Coutinhon te Aston Villa dhe po e sheh atë si përforcim të duhur për ekipin e tij.

Ekipi saudit ka ofruar 20 milionë euro për Coutinhon dhe marrëveshja mes palëve mund të finalizohet këtë muaj, pasi 31-vjeçari po dëshiron të ribashkohet me trajnerin Gerrard.

Ai ka kontratë deri në vitin 2026 me Aston Villan, ekip të cilit iu bashkua në fillim të vitit të shkuar nga Liverpooli.

Artikuj të ngjashëm