Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al Ahly zë vendin e tretë në Botërorin e Klubeve

Skuadra Al Ahly e Egjiptit e ka mposhtur kampionin e Amerikës së Jugut, Palmeiras, pas ekzekutimit të penalltive.

90 minutëshi përfundoi me rezultatin e barabartë, 0:0.

Kapiteni dhe portieri Mohamed El Shenaëy ishte heroi i Al Ahlyt nga 11 metërshat, duke e pritur penalltinë e Felipe Melos.

Kampioni afrikan fitoi me rezultatin 3:2 në Katar të enjten.

El Shenaëy më parë e priti tentimin e Ronyt, ndërsa Luiz Adriano nuk e qëlloi kornizën e portës.

Edhe Tjetër barazim në Kupën e Botës Botërori 2026 1 muaj më parë Tjetër barazim në Kupën e Botës

Te skuadra e Al Ahlyt dështuan Amr El-Sulaya dhe Marëan Mohsen.

Nëntë herë kampioni afrikan, paraqitjen më të mirë në një Kupë të Botës për Klube e pati në vitin 2006, kur e fitoi vendin e tretë po ashtu.