Palmeirasi e ka shënuar fitoren e parë në Botërorin e klubeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Skuadra braziliane Palmeiras fitoi 2:0 të enjten ndaj skuadrës së Egjiptit, Al Ahly.
Ndeshja i takoi Grupit A, ku janë edhe Inter Miami dhe Porto.
Palmeiras ka katër pikë pas dy ndeshjeve të luajtura, ndërsa Al Ahly mbetet me një pikë në dy ndeshje.
Wessam Abou Ali shënoi autogol për epërsinë 1:0 të Palmeirasit në minutën e 49-të, ndërsa Flaco Lopez e dyfishoi rezultatin me golin e minutës së 59-të.
Ky ballafaqim u luajt në “MetLife Stadium”.
Në minutën e 63-të, ndeshja në Neë Jersey u ndërpre për shkak të kushteve atmosferike. Për shkak të stuhisë që ishte afër stadiumit, gjyqtari i dërgoi skuadrat në zhveshtore.
Është ndeshja e tretë e turneut që ndërpritet për shkak të kushteve atmosferike.
Për shkak të sigurisë publike kur kushtet atmosferike nuk janë në nivelin e duhur, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e detyrueshme që ngjarjet të ndërpriten për të paktën 30 minuta.