Në skenën më prestigjioze të xhudos, Akil Gjakova ka arritur suksesin më të madh në karrierën e deritashme. Bëhet fjalë për medaljen e artë që xhudisti pejan e fitoi më 10 shkurt të vitit të kaluar në Grand Slamin e Parisit.
Turnetë Grand Slam janë më të vlerësuarit në sportin e xhudos, ndërsa gara e Parisit vlerësohet më madhorja, për shkak të numrit të madh të tifozëve në kryeqendrën franceze, traditës, organizimit superior dhe rëndësisë që i jepet, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAkili në fundjavë kthehet në "Accor Hotels Arena of Bercy", arenën gjigante në Paris që mbledh deri në 14.500 shikues. Përsëritja e rezultatit të vitit të kaluar do të vlerësohej sukses i jashtëzakonshëm.
Akil Gjakova është i shtati në ranglistën botërore, në kategorinë deri 73 kilogramë. Në Paris është bartësi i katërt pas gjeorgjianit Lasha Shavdatuashvili, japonezit Soichi Hashimoto dhe suedezit Tommy Macias. Dy, tre dhe pesë janë pozitat e tyre në ranglistën botërore....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)