Sport

Ake pranon se do ta ketë vështirë ta markojë Alvarezin

Mbrojtësi Nathan Ake e ka të vështirë të markojë sulmuesin Julian Alvarez në stërvitje te Manchester City. Ai pret që detyra e tij të jetë edhe më e vështirë kur ata të përballen me njëri-tjetrin në Kupën e Botës të premten.

Alvarez ka depërtuar në skuadrën e Argjentinës në turne dhe do të kërkojë të shënojë për ndeshjen e tretë radhazi, në duelin me Holandën në çerekfinale.

Ake është një lojtar i rregullt në mbrojtjen holandeze dhe detyra e tij do të jetë ta markojë Alvarezin.

“Si lojtar, ai është shumë teknik, shumë i vështirë për t'u markuar, edhe në stërvitje”, tha Ake të martën për 22-vjeçarin Alvarez, i cili iu bashkua Cityt muaj më parë. “Ai është shumë i mprehtë, një finalizues i mirë. Kështu që do të jetë e vështirë të përballesh me të”.

Përderisa Ake do të ketë punë me Alvarezin, ai ka pranuar se mbrojtja e Holandës do të ketë edhe një mision tjetër të vështirë, markimin e Lionel Messit.