Albian Ajeti është lënduar të enjten mbrëma në Ligën e Evropës dhe mund t’i mungojë skuadrës së Celticut në finalen e Kupës së Ligës.
Celticu më 19 dhjetor luan kundër Hibernianit, por në radhët e veta për atë duel mund të mos e ketë as sulmuesin tjetër Kyogo Furuhashi.
Celticu e fitoi duelin kundër Betisit 3:2, por ëndrrën evropiane do ta vazhdojë në Ligën e Konferencës pasi mbetit në vendin e tretë me nëntë pikë.
Ajeti luajti vetëm 28 minuta, ndërsa u zëvendësua nga Furuhashi. Furuhashi u desh të zëvendësohej në minutën e 71-të.
Që të dy sulmuesit vuajnë nga lëndimet e zgjatjes së muskulit. 24-vjeçari Ajeti në këtë edicion ka luajtur në 17 ndeshje, ka shënuar tri gola dhe e ka një asistim.