Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajeti i lumtur që zgjodhi Zvicrën

Te Kosova për kohë të gjatë ka pasur shpresë se Albian Ajeti do të vendosë të përfaqësojë "dardanët" në skenën ndërkombëtare. Sulmuesi i Baselit vendosi për Zvicrën në fund dhe me gjasë për të nuk ka pasur asnjëherë dilemë rreth përfaqësueses.

Në një intervistë për gazetën e madhe zvicerane "Blick", Ajeti ka folur për shumë çështje. Në pyetjet e bëra në formë alfabetike, Ajeti ka folur shkurt për 26 çështje.

"Shqipëria" ishte tema e parë për të cilën foli Ajeti. "Vendi i familjes sime. Por prapë kam vendosur të luajë për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë", ka thënë sulmuesi.

21-vjeçari vlerësohet lart në Zvicër. Ai ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, ndërsa për përfaqësuesen A tashmë i ka pesë ndeshje. Ka realizuar një gol. Ka debutuar më 8 shtator në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Islandës, të cilën Zvicra e fitoi 6:0.

Realizoi një gol në atë sfidë. Më pas ka luajtur me Anglinë, dy herë me Belgjikën, prapë me Islandën dhe me Katarin.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).