Sport

Ajaxi triumfon me rikthim ndaj Beshiktashit

Skuadra e Ajaxit ka konfirmuar pozitën e parë në Grupin C të Ligës së Kampionëve me fitoren e pestë në po aq ndeshje të luajtura në kuadër të fazës së grupeve.

Ajaxi në duelin e xhiros së pestë, triumfoi në udhëtim ndaj Beshiktashit me rezultatin 2:1 përkundër që ishte në disavantazh deri në fillim të pjesëlojës së dytë.

Beshiktashi që regjistroi humbjen e pestë në grup, kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Rachid Ghezzal (22’) nga penalltia.

Mirëpo, holandezët u rikthyen dhe shënuan fitore dy golat e sulmuesit Sebastien Haller (54, 69’).