Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi interesohet për Riquelmen

Ajaxi është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit anësor të Atletico Madridit, Rodrigo Riquelme, shkruan “Don Balon” të enjten, transmeton Koha.net.

Riquelme 19-vjeçar është i vendosur të vazhdojë zhvillimin e tij në Holandë, pasi te Atletico po e ka të vështirë të sigurojë minutazhë.

Rodrigo Riquelme ka luajtur vetëm një ndeshje në La Liga për Atleticon në stinorin 2019-20. Ai kryesisht është aktivizuar me skuadrën B të Atleticos.

Kontrata e spanjollit me Atleticon skadon në verë të këtij viti.