Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ahmedi asiston në barazimin e Shakhtyorit

Shakhtyor Soligorsku ka barazuar me Gomelin të shtunën me rezultatin 1:1, në kuadër të xhiros së katërt të elitës së futbollit të Bjellorusisë.

Asistues në golin e skuadrës së tij në minutën e 41-të ishte Valon Ahmedi.

Për futbollistin e Shakhtyorit ishte asistimi i dytë i sezonit, ndërsa e ka edhe një gol të shënuar.

Ai e kompletoi këtë ballafaqim.

Shakhtyori ka shtatë pikë në tri ndeshje, pesë më pak se Dinamo Minsku lider me 12 pikë, në katër ndeshje të luajtura.

Artikuj të ngjashëm