Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vladi shënon gol në barazimin e Luganos

Shkëlqim Vladi ka shënuar gol për të ndihmuar Luganon të marr pikë në ndeshjen me Servetten.

Ndeshja e së dielës mbrëma i takoi xhiros së 18-të të Superligës së Zvicrës dhe përfundoi 2:2.

Lugano ishte mysafire, ndërsa me golin e Vladit në minutën e 53-të ngushtoi rezultatin në 2:1.

Amir Shaipi, Albian Hajdari e Vladi startuan te Lugano. Vladi 23-vjeçar, ka pesë gola në 14 paraqitje në elitën helvetike.

Lugano është e pesta me 26 pikë. Servette mban vendin e katërt me 31 pikë.