Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aguero mungon ndaj Liverpoolit në “Champions”

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero do të mungojë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve për ndeshjen Liverpool – Manchester City.

Menaxheri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, ka konfirmuar se argjentinasi ende është duke u rikuperuar nga një lëndim në kofshë.

“Ka qëndruar në Manchester, nuk erdhi”, ka thënë Guardiola në konferencën për media. “Ishte i lënduar për dy javë dhe ende nuk është i gatshëm”.

“Do të shohim nëse mund të luajë në derbin [kundër Manchester Unitedit të shtunën]”.