Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aguero kthehet në Argjentinë në vitin 2020

Golashënuesi rekordmen i Manchester Cityt, Sergio Aguero, planifikon të largohet nga futbolli anglez me t'i përfunduar kontrata.

Aguero 29-vjeçar ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2020. Me të mbaruar kontrata e tij ai planifikon te kthehet tek ish-skuadra e tij Independiente.

Tek Independiente kishte nisur karrierën para se të kalonte tek Atletico Madridi në vitin 2006.

"Kontrata ime me Manchester Cityn skadon në vitin 2020 dhe më pas do të kthehem në shtëpinë time tek Independiente", ka thënë Aguero për "Fox Sports".