Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aguero ka pranuar detyrat defensive për të larguar dyshimet e Guardiolas

Manchester City mposhti Huddersfieldin me shifrat 5:1 në ndeshjen e rrethit të pestë të FA Cup në mars të vitit të kaluar. Sergio Aguero shënoi dy gola në atë sfidë, mirëpo diskutimet pas ndeshjes ishin kryesisht nëse ai ka të ardhme në klub.

Trajneri Pep Guardiola e bëri të qartë se ndjeu që ka elemente në lojën e argjentinasit që nuk përshtaten me vizionin e tij dhe po ashtu ardhja e Gabriel Jesusit kishte nxitur spekulimet se Aguero do të largohet, shkruan sot Koha Ditore.

Atë mbrëmje disponimi i Guardiolas nuk ishte aspak i mirë, siç nuk është në rastet kur shtyhet në shmangie. Ai tha se i është përgjigjur dhjetëra herë së ardhmes së Agueros.

"Media e di mendimin tim", tha ai.

Në atë moment dukej çdo gjë e qartë dhe po të mos pësonte Jesus lëndim të gjurit dhe kështu të mundësohej kthimi i Agueros në skuadër, argjentinasi do të ishte larguar.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)