Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aguero i pavendosur për të ardhmen

Sergio Augero ka folur rreth së ardhmes së tij. Sulmuesi argjentinas që nuk e ka vazhduar ende kontratën me Manchester Cityn dhe në verë do të jetë futbollist i lirë.

Vetë sulmuesi ka bërë të ditur se ende nuk e di se a do të mbetet pjesë e ekipit anglez pas përfundimit të sezonit aktual.

“Kontrata ime përfundon në fund të sezonit dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë. Gjëja e parë që dua të bëj është të luaj dhe në fund të sezonit, do të shoh se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Aguero.

Sulmuesi argjentinas ka munguar për një muaj shkaku i një lëndimi. Ai së fundmi është kthyer në stërvitje të plota me klubin anglez.

Artikuj të ngjashëm