Maroku mund të jetë pa mbrojtësin Nayef Aguerd për ndeshjen çerekfinale kundër Portugalisë, që zhvillohet të shtunën. Aguerd u dëmtua në ndeshjen ndaj Spanjës, të cilën Maroku e fitoi pas penalltive. Ai u zëvendësua në minutën e 84-t shkaku i lëndimit të nyjës së këmbës.
Te Maroku kanë bërë të ditur se 26-vjeçari do t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore dhe po shpresojnë që ai të jetë i gatshëm për duelin e rëndësishëm ndaj Portugalisë.
Aguerd ishte i pazëvendësueshëm te Maroku në këtë botëror, në të cilin arriti për herë të parë që nga viti 1986 të kualifikohet në mesin e tetë ekipeve më të mira.
Artikuj të ngjashëm