Agjenti Ze Maria Neis ka thënë se nuk ka pasur bisedime me Liverpoolin lidhur me transferimin e mundshëm të portierit të Romës, Alisson.
Braziliani ka joshur interesimin e Liverpoolit dhe Real Madridit, klube të cilat janë shprehura të gatshme për të bërë ofertë për 25-vjeçarin.
Neis ka thënë se asnjë ofertë nuk do të konsiderohet derisa Roma vazhdon të garojë për një vend që siguron Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
“Alisson është njëri prej portierëve më të mirë në botë. E do Romën, 100 për qind. A do ta vazhdojë kontratën? AI është i përqendruar në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve”, ka thënë agjenti i tij.
“Kemi marrëdhënie të mirë me Romën. Kurrë nuk kemi folur me Liverpoolin për të. Ai po mendon për të tashmen dhe nuk e di se sa do të kushtojë. Varet nga Roma dhe tregu i transferimeve”.