Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Agjenti i Jesusit konfirmon bisedimet me Arsenalin

Gabriel Jesus - Manchester City

Agjenti i sulmuesit Gabriel Jesus, Marcelo Pettinati, ka konfirmuar se i ka nisur negociatat me Arsenalin për një transferim të mundshëm të klientit të tij tek ekipi londinez në fund të këtij sezoni.

Po ashtu, Pettinati ka zbuluar se edhe gjashtë skuadra të tjera janë të interesuara për Jesusin, përfshirë këtu Juventusin, ka raportuar “Football-Italia” të mërkurën.

25-vjeçari pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij edicioni, sidomos pasi klubi i tij e konfirmoi transferimin e Erling Haalandit.

“Jemi në diskutime me Arsenalin dhe kalimi i tij te ky ekip është i mundur në verë. Mirëpo, janë edhe gjashtë skuadra të tjera që e duan Gabrielin, kështu që do të shohim se çka do të ndodhë”, është shprehur Pettinati.

Jesus iu bashkua Cityt në fillim të vitit 2017 dhe ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.

Këtë edicion, ai ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 12 asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat.