Agjenti Marcelo Simonian ka inkurajuar Interin që të bëjë një ofertë për mesfushorin e PSG-së, Javier Pastore.
Pastore është lidhur ngushtë me një largim nga Franca dhe me një kalim në Angli apo Serie A.
Chelsea dhe Liverpooli raportohet se janë interesuar për 28-vjeçarin, por Simonian ka ftuar edhe Interin në këtë garë.
“Luciano Spalletti është trajner i madh, më i miri në Itali. Ta transferojë Pastoren do të ishte mundësi historike për Nerazzurrin që të kthehet në rrugën drejt fitoreve. Do të shohim nëse pronarët kinezë do të bëjnë ofertë”, ka thënë ai për “Internews.it”.
Pastore ishte larguar nga Palermo më 2011.
Artikuj të ngjashëm