Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shkruar të martën se në Kosovë çdo 45 ditë po rregullohet nga një fushë stërvitore. Sipas Ademit, fushat po ndërtohen në çdo anë të Kosovës.
“Ky është edhe qëllimi ynë, që në çdo pjesë të Kosovës të ketë kuste për ta zhvilluar futbollin”, ka shkruar Ademi.
Ai ka shkruar se fushat po ndërtohen në partneritet të FFK-së, komunave, UEFA-s e FIFA-s.
“Më 20 gusht fillojmë ndërtimin e fushës së radhës”, ka shkruar Ademi.
Ndonëse Ademi mburret me punën që po bëhet, infrastruktura e futbollit në vend vazhdon të jetë jo e mjaftueshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Ademi uron fillimin e edicionit të ri: Futbolli i Kosovës po rritet
-
FFK-ja kërkon të mos neglizhohen punët në “Adem Jashari”
-
Kreu i FFK-së takohet me ministrin Gashani, merr premtim për stadiumet
-
Pa asnjë votë kundër, Agim Ademi rizgjidhet kryetar i FFK-së
-
Më 5 shkurt Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, Agim Ademi kërkon edhe një mandat