Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Afena-Gyan, te Roma deri në vitin 2026

Sulmuesi i Ganës, Felix Afena-Gyan, ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me klubin e Romës.

19-vjeçari shënoi dy gola në 22 paraqitje për “giallorossët”, qëkur debutoi në tetor të vitit të kaluar.

Afena-Gyan iu bashkua skuadrës në fillim të vitit 2021 dhe u promovua nga ekipi i të rinjve në ekipin senior, nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.

Trajneri portugez i bleu të riut këpucë “shumë të shtrenjta”, pasi ai e shënoi golin e parë në Serie A, në muajin nëntor.