Adoleshentja Coco Gauff është bërë tenistja më e re që ka arritur të fitojë titull ndërkombëtar, në 15 vjetët e fundit.
Amerikania doli më e mira në “Linz Open” duke mposhtur Jelena Ostapenkon 6-3, 1-6, 6-2 dhe pritet të dalë e 75-a në ranglistën e re botërore.
15-vjeçarja kishte humbur në finale të kualifikimeve, por ishte përfshirë në short pasi një nga garueset ishte tërhequr.
“Ka qenë javë e mrekullueshme, shpresoj të kthehem sërish. Do ta kujtoj këtë moment gjithë jetën”, ka thënë Gauff pas triumfit.
Atë që e bëri sot adoleshentja e cila u bë e famshme në Wimbledon sivjet kur mposhti Venus Williamsin në raundin e parë, nuk e kishte bërë askush që nga viti 2004 kur Nicole Vadisova kishte triumfuar në Tashkent.