Kemal Ademi ka realizuar golin e vetëm të Baselit pas asistimit të Edon Zhegrovës, në barazimin 1:1 në shtëpi ndaj Neuchatel Xamaxit në xhiron e 13-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Ademi realizoi golin e barazimit për Baselin në minutën e 74-t me një gjuajtje nga afërsia, ndërsa golin e asistoi Zhegrova. Zhegrova rrëmbeu një top dhe futi topin në zonë nga krahu i majtë. Te Xamaxi asistoi Taulant Seferi, shkruan Koha Ditore.
Taulant Xhaka e Ademi luajtën tërë ndeshjen për Baselin, ndërsa Zhegrova u aktivizua nga minuta e 16-të në vend të të lënduarit Noah Okafor.
Te Xamaxi tërë ndeshjen luajtën Arbenit Xhemajli e Samir Ramizi, ndërsa Seferi luajti 57 minuta.