Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi shënon golin e dytë në Kinë

Arijan Ademi ka shënuar edhe golin e dytë në elitën e futbollit të Kinës.

Ademi të shtunën me skuadrën e tij Beijing Guoan, mposhti në shtëpi Qingdao Hainiun, me rezultatin 2:0.

Ademi shënoi në minutën e 51-të. Ai pranoi topin në zonë, gjeti hapësirën dhe gjuajti fuqishëm me të majtën për 1:0.

Futbollisti shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen.

Në elitën kineze të futbollit i ka edhe dy asistime.

 

Artikuj të ngjashëm