Albion Ademi e ka nisur me gol të shënuar aventurën e re te skuadra Tianjin Jinmen Tiger, në elitën e futbollit kinez.
Ademi 25-vjeçar realizoi golin për skuadrën e tij, që barazoi 1:1 në shtëpi me Nantong Zhiyun të shtunën.
Ademi shënoi për 1:0 në minutën e 51-të, ndërsa luajti deri në minutën e tretë të kohës shtesë.
Së fundmi, Ademi ishte pjesë e Varnamos në futbollin suedez.
Artikuj të ngjashëm