Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ademi asiston në barazimin e Beijing Gouanit

Arijan Ademi ka regjistruar asistimin e dytë në elitën e futbollit të Kinës. Ademi, që në këtë edicion ka edhe një gol të shënuar, ka asistuar në barazimin e skuadrës së tij Beijing Gouan kundër Wuhan Three Towns.

Ndeshja është mbyllur me rezultatin 1:1 të dielën, ndërsa i ka takuar xhiros së 17-të. Ademi asistoi për 1:0 në minutën e 15-të, teksa e kompletoi ndeshjen. Beijing Gouan ka 25 pikë në pozitën e gjashtë.

Artikuj të ngjashëm